Sherri me një të plagosur në Kamëz/ Identifikohen dy autorët, i prenë rrugën 38-vjeçarit dhe e goditën

25/03/2025 10:00

Marjo dhe Ersjon Boja janë dy kushërintë të cilët i prenë rrugën 38-vjeçarit Redi Vata ditën e djeshme në Kamëz dhe e dhunuan me sende të forta.

Policia njofton sot se dy kushërinjtë të moshës 26 dhe 30 vjeç u identifikuan dhe janë shpallur në kërkim, pasi u arratisën dje pas sherrit.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në orën 10:00, në rrugën “OSBE”, për motive të dobëta, ku 38-vjeçari u godit me sende të forta dhe ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Marjo Bojës, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim automjeti tip “Benz” me të cilin dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes, 2 autorët e dyshuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta