Irani kërcënon me internetin, nëse pret kabllot nënujorë në Hormuz, pasoja të rënda edhe në Europë
Me një parade madhështore në Athinë dhe ceremoni të ndryshme në gjithë vendin dhe jo vetëm, grekët kanë festuar përvjetorin e Revolucionit të 1821, një kryengritje popullore kundër Perandorisë Osmane që mbaroi disa vite me vonë dhe arriti kulmin me krijimin e një shteti të pavarur.
Para udhëheqjes politike të vendit për me se dy orë në sheshin Syntagma, parada ushtarake është ndjekur nga mijëra qytetarë e të ftuar. Përveç forcave ushtarake kanë parakaluar edhe grupe me kostumet tradicionale nga revolucioni i vitit 1821 .
Pas presidentit të Greqisë edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se ashtu si 204 vjet më parë kur grekët u bashkuan dhe ia dolën mbanë, ashtu duhet të jenë edhe sot.
“Grekët në atdheun tonë dhe kudo në botë festojnë sot aktin e regjistrimit të lindjes së shtetit grek. Ajo që më 25 mars 1821 dukej e pamundur për shumë njerëz, u bë realitet nëntë vjet më vonë”, tha Mitsotakis.
Edhe në Shtëpinë e Bardhë në një ceremoni për nder të Ditës së Pavarësisë së Greqisë Presidenti Donald Trump ka përshëndetur përfaqësues të komuniteti grek në SHBA duke theksuar se greko-amerikanët e kanë bekuar Amerikën me guximin, patriotizmin dhe aftësitë e tyre të jashtëzakonshme”.
“Më 25 mars 1821, patriotët grekë filluan luftën e tyre fisnike për të rimarrë fatin e tyre nga kontrolli i një perandorie të huaj, një perandorie shumë të fuqishme. Nën këtë administratë, ne do të vazhdojmë të nderojmë virtytet, idealet dhe shpirtin e kësaj trashëgimie të shkëlqyer dhe kjo është e mrekullueshme.”, tha Trump.
Në Greqi , së bashku me domethënien kombëtare, 25 Marsi festohet gjithashtu tradicionalisht si dita fetare e Ungjillëzimit të Hyjlindëses Mari.
Top Channel