Gazetari i njohur Ilir Ikonomi komenton mbylljen e “Zërit të Amerikës”: Vendim i trishtë!

25/03/2025 20:00

Urdhri ekzekutiv i Presidentit të SHBA Donald Trump për mbylljen e Zërit të Amerikës konsiderohet si një prej vendimeve më të trishta nga Ilir Ikonomi, një prej figurave kryesore të ekranit dhe gazetarisë në këtë agjenci.

Teksa ka qenë i pranishëm për të zhvilluar një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Korçës në lidhje me dy veprat e tij studimore “Fan Noli Apostulli” dhe “Fan Noli Rebeli” Ikonomi ka folur edhe për urdhrin e kreut të Shtëpisë së Bardhë që sipas tij nuk është aspak i mirë edhe pse Trump e konsideron si një aspekt të reformës për uljen e borxhit të jashtëm  amerikan

Mbyllja e Zërit të Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë kanë sjellë reagime të shumta që e kanë konsideruar këtë një akt censurë të fjalës së lirë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta