
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, nga rubrika “Sy m’sy” iu përgjigj një komentuesi që e pyeste se çfarë ka bërë për luftën kundër korrupsionit.
“Por mirë mo, kjo lufta kundër korrupsionit që po zhvillohet. Këto hetimet që po zhvillohen, si thua ti, nuk kanë lidhje me asnjë plan, me asnjë program dhe me asnjë vullnet timin dhe të Partisë Socialiste. Po mos të isha unë dhe PS, ti nuk do i shihje këto. Altin Dumani, për të cilin kam respekt dhe që ka të gjithë solidaritetin tim dhe solidaritetin tonë përballë sulmeve kafshërore, edhe deri kundër familjes së tij. Dumani nuk ka ardhur nga hëna, as nuk e kanë sjellë me avion nga Amerika ose Europa kur u ngrit institucioni i SPAK. Ka qenë këtu, ka qenë prokuror. E kishe dëgjuar ti ndonjëherë. Jam i bindur se i tillë ka qenë dhe atëherë. I ndershëm dhe kurajoz. Pse nuk kishte thirrur më parë ndonjë politikan? Si mendon? Kjo është pyetje e thjeshtë? Sepse nuk kishte ardhur akoma koha që solla unë dhe PS, që bëmë reformën në drejtësi, që vumë veten në dispozicion të drejtësisë për të përshkallëzuar luftën kundër korrupsionit. Për t’i kërkuar drejtësisë të ndërhyjë ku është e nevojshme, edhe për të pastruar shtëpinë tonë. Po bufin e kënetës.
Po bufin e kënetës dhe këta ‘Lulërat’ i ke parë ti çfarë bënin kur unë doja të bëja reformën në drejtësi? I ke parë si reagonin? E dëgjon Bufin të thotë më jepni votën të shkrij SPAK-un. Si ka mundësi që kaq gjë të mos kuptohet? Apo bën sikur”, u përgjigj Rama.
Top Channel