Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, tre të plagosur

25/03/2025 18:31

Një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Dy makina janë përplasur kokë më kokë dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Njëri prej të plagosurve në gjendje të rëndë është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Nuk dihen ende arsyet e aksidentit të rëndë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta