Vazhdojnë protestat në Turqi për arrestimin e Imamoglu, 15 mln turq votojnë rivalin e Erdogan

24/03/2025 12:14

Rreth 15 milionë turq morën pjesë në zgjedhjet e primareve të partive kryesore të opozitës, CHP, në një shfaqje masive të mbështetjes për kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu.

Nga 15 milionë, 13 milionë nuk janë anëtarë partie dhe vota e tyre ishte për solidaritet me kryebashkiakun e arrestuar që prej kohësh ishte kandidati për garën presidenciale të vitit 2028. Arrestimi i Ekrem İmamoğlu trazoi shumë keq Turqinë ku kanë shpërtheu protesta të mëdha të përditshme. Më e fundit ishte dje në Stamboll, Ankara dhe Izmirin.

Protestat u nxitën nga arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit nën akuzat për korrupsion dhe lidhje të dyshuara me Partinë Punëtore të Kurdistanit. Në Stamboll, protestuesit u mblodhën para Bashkisë dhe u përplasën me policinë.

Situata u tensionua edhe më tej kur disa transmetues televizivë ndërprenë transmetimet të kërcënuar nga autoritetet për masa ndëshkuese. Si pasojë, miliona qytetarë ndoqën zhvillimet përmes rrjeteve sociale, me një rekord prej 4.3 milionë shikuesish njëkohësisht. Opozita turke ka kundër dhe elon musk, për shkak se media sociale “X” pezulloi disa llogari që i përkasin figurave të opozitës në Turqi, mes trazirave të gjera civile në vend.

Ministri i Brendshëm i Turqisë tha në X se autoritetet kanë gjetur 326 llogari të mediave sociale që nxisin urrejtje, 72 prej të cilave ishin jashtë vendit. Një veprim i koordinuar midis autoriteteve kibernetike dhe të sigurisë çoi në arrestimin e 54 të dyshuarve të lidhur me llogaritë e mediave sociale, tha Yerlikaya.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta