“Rusia ka ndikuar tek disa zyrtarë amerikanë përmes informacionit”, Zelensky: Sinjali i tyre tek SHBA ishte se Ukraina nuk do t’i japë fund luftës

24/03/2025 22:28

Disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë janë ndikuar nga Rusia dhe besojnë se presidenti Putin mbi agjencitë e inteligjencës amerikane, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai përmendi si shembull gatishmërinë e Presidentit Trump për të përsëritur pretendimet e Putinit se mijëra trupa ukrainase ishin rrethuar në rajonin Kursk të Rusisë perëndimore.

“Kjo ishte një gënjeshtër”, tha Zelensky për revistën Time.

Agjencitë e inteligjencës amerikane, përfshirë CIA-n, i kishin thënë Trump se trupat ukrainase nuk ishin të rrethuara, sipas Reuters, por Trump vazhdoi të përsëriste pretendimin rus.

“Unë besoj se Rusia ka arritur të ndikojë në disa njerëz në ekipin e Shtëpisë së Bardhë përmes informacionit … Sinjali i tyre për amerikanët ishte se ukrainasit nuk duan t’i japin fund luftës dhe duhet bërë diçka për t’i detyruar ata”, tha Zelensky.

Zelensky tha gjithashtu se gjatë takimit të tij të stuhishëm me Trump në Zyrën Ovale muajin e kaluar, ai kishte ndjenjën se SHBA “nuk po merrte pozicionin e një aleati”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta