Rezidenca “By Long Hill”/ Prezantohet projekti i kompleksit modern me 413 njësi banimi dhe 2 parqe

24/03/2025 16:20

By Long Hill, rezidenca më luksoze që ofron në një mundësi të vetme njësitë e banimit dhe natyrën, ka nisur të marrë formën e saj.

I cilësuar si ekuilibri perfekt mes jetesës urbane dhe natyrës, By Long Hill ofron një rezidencë të veçantë per ata që kërkojnë qetësi por dhe siguri.

By Long Hill është më shumë sesa një rezidencë, është një filozofi jete. Këtu natyra dhe arkitektura shkrihen për të krijuar një mjedis që është i qetë pa makina dhe me rruge që i përkasin vetëm njerëzve. Kjo rezidencë do të ofrojë 413 njësi banimi dhe është treguar një kujdes i veçantë për t’i dhënë vend dritës ne secilën prej këtyre banesave dhe për ta patur një balancë midis jetës dhe natyrës që nuk gjendet në vend tjetër në kryeqytet“, u shpreh moderatori Blendi Salaj.

Ky kompleks rezidencial modern i projektuar nga arkitekti vizionar spanjoll Ricardo Bofill, është i vendosur në Mjull Bathore, vetëm 5 minuta nga qendra e Tiranës. Përmban dy parqe të rrethuara nga dy grupe rezidenciale duke krijuar një ambient unik në harmoni me natyrën.

Vetë arkitekti i projektit “By Long Hill në një aktivitet të veçantë në Tiranë prezantoi më shumë detaje.

“Që në fillim synimi ynë ishte të ndërtonim diçka të zakonshme. Por, për të theksuar natyrën për të krijuar një koncept unik dhe privat dhe i fokusuar në natyrë”, tha arkitekti Diogo Porto.

Prezantimi rezidencës zgjoi interesin shumë individëve si nga përfaqësueit e sektorit imobiliare, noterëve, sipërmarrësve por dhe qytetareve qe duan të kryejnë një investim të vlefshëm.

Pozicioni strategjik dhe natyra e bëjnë një zgjedhje tërheqëse për të gjithë ata që kërkojnë një jetesë cilësore. Por parimi 1 pemë, 1 banore do t’i bëjë këto parqe më tërheqëse dhe jetëgjatë.

“Ideja ishte që t’i vendosnim 413 njësitë e banimit në perimetër dhe të krijonim hapësirë për 2 parqe shumë të bukur. Në këto parqe njerëzit mund të shkojnë për një ecje kafe dhe do të jetë pika kryesore e të dy ndërtesave”.

Komoditeti dhe fasilitetet do të përmirësojnë standardin e jetesës për cilindo që zgjedh këto rezidenca.

Falenderojmë për bashkëpunimin mëse të suksesshëm me VGA dhe Top Channel. Kanë bërë një punë të shkëlqyer”, theksoi menaxherja e marketingut në “Long Hill”, Mikela Mike.

Çdo gjë që ju duhet për të jetuar mirë dhe në qetësi e gjeni në “By Long Hill”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta