Moti i keq dhe era e fortë shkaktojnë probleme në Vlorë, rrëzohen pemë dhe shtylla elektrike

24/03/2025 13:01

Për shkak të erës se fortë që ka prekur prej mëngjesit të se dielës qytetin e Vlorës dhe po vazhdon në brendësi të bllokut të banimit “Rilindja” është rrëzuar një pemë.

Pema ka rënë pranë segmentit rrugor teksa po vijon puna për prerjen dhe largimin e saj. Gjithashtu janë rrëzuar dhe dy shtylla të ndriçimit rrugor. Një prej tyre është dëmtuar nga pema e rrëzuar dhe tjetra është tërhequr poshtë prej kabllove që kanë qenë të lidhura.

Kabllot elektrike kanë përfunduar në tokë teksa ka ndërhyrje edhe të punonjësve të Oshe për t’i larguar nga segmenti rrugor.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta