Kamioni kryen manovra të gabuara në autostradën Durrës-Tiranë, gjobitet drejtuesi
24/03/2025 08:48
Pas nje videoje të publikuar në rrjetet sociale ku nnjë drejtues kamioni kryen manovra të gabuara në autostradën Durrës-Tiranë, ka reaguar policia.
“Policia Rrugore e Tiranës, ka kryer verifikimet përkatëse dhe ka vendosur masën administrative 20 000 të rinj, sipas nenit 350 të Kodit Rrugor, ndaj drejtuesit të kamionit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”-njofton policia.
Top Channel