
Një vajzë 13-vjeçare në Modena të Italisë është përballur me bullizëm online.
Në bisedat e grupit të saj të klasës, shoqet e saj shprehnin fyerje dhe urrejtje të papërshkrueshme. “Ta djegim”, shkruanin ato për të, shkruan Corriere.
Nëna e vajzës ka deklaruar se e bija e saj nuk është pranuar nga të tjerët, ndoshta për shkak të identitetit të saj gjinor dhe preferencave të ndryshme.
Ajo ka përjetuar një ‘lum’ të pandërprerë me fyerje dhe mesazhe urrejtjeje nga shoqet e klasës, që e bënin të ndihej e mposhtur dhe e vetmuar. Ato shkruanin mesazhe të tilla si: “Ka shije të tmerrshme, më mirë ta shohim duke vuajtur”, dhe mesazhe të tjera të ngjashme, që ngjanin me nxitje për vetëvrasje.
Policia ndërhyri pas një denoncimi të bërë nga familja e vajzës. Ata shkuan në shkollë dhe biseduan me nxënësit, duke u shpjeguar atyre rrezikun e bullizimit dhe ndikimin e tij te ata që e përjetojnë dhe te ata që e kryejnë.
Policia tregoi se shoqet e klasës e kishin shënjestruar vajzën për shkak të shijeve dhe stilit të saj të ndryshëm, si dhe për mungesën e një identiteti të qartë gjinor.
Vajza, që kishte pasione artistike dhe interesa më të thella se sa të tjerët, ishte përballur me fyerje dhe urrejtje të vazhdueshme. Pas kësaj, prindërit e vajzës morën mbështetje nga familjarët dhe mësuesit, dhe më pas u drejtuan në Polici për të denoncuar rastin. Megjithatë, pas hetimeve, Policia Postale zgjodhi të flasë drejtpërdrejt me nxënësit, duke u treguar atyre pasojat e bullizmit.
Top Channel