“Djali jeton me tuba në kokë, mund ta humbasim nga momenti në moment”/ Teologia në “Top Story”: Besimi në Zot më jep forcë

24/03/2025 21:51

Teologia Brixhilda Muça, e ftuar sonte në “Top Story” rrëfeu momentin kur u afrua me Zotin, gjatë periudhës kur djali i saj me autizëm përballej me sëmundjen.

Muça tregoi herën e parë kur hyri në xhami dhe ndjesinë që përjetoi.

“Më herët isha në një gjendje shpirtërore, ku nuk po realizoja ëndrrat e mia për të bukurën, për stilimin dhe isha e brengosur. Isha e mbushur me mërzi dhe në një moment shkojmë në xhami bashkë me kushërirat e mia. Ishte hera e parë në xhami, u çuditën të tjerët por dhe vetë unë, se si m’u mbush mendja të shkoja në xhami. Mora indicie nga një event që ishte bërë. Rastistëm aty. Përjetimet që ndjeva aty ishin një tundje shpirtërore”.

Sprova më e madhe ishte kur teologia mësoi për praninë e kancerit në kokë të djalit. Lutjet dhe besimi e kanë ndihmuar në këtë rrugëtim të vështirë.

“Falë Zotit, është mirë sot. Sfida është aty, problematika është aty. por, për shkak të operacionit, ka kaluar ca paraliza dhe rënia në koma… të gjitha këto i ka tejkaluar dhe për këtë i them faleminderit Zotit. Ai jeton me dy tuba në kokë, që i lehtësojnë mënyrën e jetesës, por është një ‘bombë nga sahat’. Nga momenti në moment, ne mund ta humbasim dhe ne e kemi të qartë. Është një çlirim shpirtëror, kur ti e pranon sfidën, sado e dhimbshme të jetë ajo”.

Besimi e bëri të kishte frikë dhe të mos nguronte të sillte në jetë një fëmijë tjetër.

“Në çdo sprovë që na jep Zoti, na forcon dhe na jep një mësim. Kur vendosëm të bënim një fëmijë tjetër, thashë nëse do të kem frikë, atëherë çfarë roli do të ketë besimi”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta