
Studentja Laura Kërtalli ka rrëfyer në emisionin Top Story në Top Channel historinë se si mori vendimin të vendoste shaminë.
Ajo u shpreh se është kundërshtuar nga anëtarë të fisit për vendosjen e shamisë, në një situatë kur i ati kishte ndërruar jetë.
“Unë kam lindur në një familje besimtare myslimane, por jo praktikante, kemi qenë muslimanë me emër si shumica e shqiptarëve. Ishte mami ajo që hyri në fe dhe unë e pashë praktikën fetare se si funksionon, me kalimin e kohës u zhvilluam të dyja së bashku. Ishim vetëm ne nga gjithë fisi që ishim praktikantë, babi më pas ndërroi jetë dhe mbetëm ne pjesa e vogël e familjes.
Zonja e tha se ka shumë problematika vendosja e shamisë në atë kohë. Situata ime ishte pak më ndryshe, unë nuk e kisha babin, kishin për të folur dhe mendim edhe pjesëtarë të tjerë të fisit se nuk kisha mbëhstetjen e të dyja palëve. Vendosja e shamisë ka qenë moment frymëzues. Nuk e mendova se çfarë do bëhet më pas, kisha atë bindjen dhe e mora si vendim. U ndjeva më e plotësuar me vendosjen e shamisë, jam ndjerë edhe më e bukur me kalimin e kohës. Ndjeva se diçka më mungonte dhe shamia ma plotësoi. Shamia ishte një identitet që unë e përqafova menjëherë. Në aspektin akademik kam qenë pa asnjë lloj stresi dhe këtë ma ka dhënë besimi, qetësinë”, tha ajo.
Top Channel