“Sulmet ruse, realitet i përditshëm”, Zelensky u kërkon aleatëve që të bëjnë presion ndaj Rusisë

23/03/2025 16:42

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thonë se sulmet ruse në të gjithë vendin e tij vazhdojnë të jenë një “realitet i përditshëm” pavarësisht armëpushimit të pjesshëm të rënë dakord javën e kaluar.

Ai iu referua sulmit me dronë gjatë natës në Kiev, në të cilin u vranë të paktën 3 persona, dhe një sulmi rus në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia.

Zelensky, duke shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e sulmeve përpara bisedimeve të armëpushimit në Arabinë Saudite, shkroi në një postim në X “Këto sulme janë një realitet i përditshëm. Vetëm këtë javë kundër popullit tonë u përdorën mbi 1580 bomba ajrore të drejtuara, afro 1100 dronë sulmues dhe 15 raketa të llojeve të ndryshme.

E gjithë kjo armatim përmban të paktën 102,000 komponentë të huaj. Kjo është arsyeja pse sanksionet kundër terroristëve rusë duhet të jenë më efektive. Çdo boshllëk që u lejon atyre të anashkalojnë regjimin e sanksioneve duhet të eliminohet.

Nevojiten vendime të reja dhe presion të ri ndaj Moskës për t’i dhënë fund këtyre sulmeve dhe kësaj lufte. Ne duhet të forcojmë Ukrainën dhe ushtrinë tonë – me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe mbështetje reale. Falënderoj të gjithë partnerët që e kuptojnë këtë dhe vazhdojnë të mbështesin Ukrainën”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta