
Hetime e SPAK ndaj stafit të Universitet Bujqësor të Tiranës, nuk e ndërpresin marrëveshjen më universitetin BOKU të Vjenës.
Sezoni i ri akademik për studentët e rinj të UBT-së do të nisë me ndryshime të mëdha, duke filluar që nga numri i degëve që universiti ofron e deri tek kurrikula mësimore. UBT, ashtu si BOKU, tashmë do të ketë më tepër orë mësimorë në praktikë, se sa në sallat e leksioneve.
“Jemi në rrugën e mbarë. Këtë vit akademik do të shkojmë me ofertën e re akademike, ku do të kemi ne jemi në procesin e mbylljes së 8 programeve të reja Bachelor dhe të një programi të ri në fushën e teknologjisë në bujqësi sipas modelit të plotë të BOKU-s të Vjenës”, shprehet rektori i UBT-së, Fatbardh Sallaku.
“Dakordësia mes Bokut dhe UBT është e mbështetur gjithashtu nga qeveria shqiptare dhe austriake dhe kjo është e reflektuar në kontributin financiar nga të dyja anët. Në do të ndihmojmë UBT-në që të ketë të njëjtat standarde me ne, edhe pse është e kuptueshme që nevojat jo në çdo moment janë të njëjta“, tregon Hubert Hasenauer, Kordinator i projektit UBT-BOKU
Reformimi i Universiteti Bujqësor, vjen për dy arsye. E para, për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut, dhe e dyta për të zhvilluar bujqësinë dhe blegtorinë në vendi tonë sipas standardeve të BE.
“Janë programe që implementohen për herë të parë me një qasje ndërdisiplinore që do të thotë se një student i ri që regjistrohet në një nga këto programe ka mundësi të mos limitohet vetëm në një grup njohurish, që ne i kemi ndarë në shkenca natyrore, teknike dhe social-ekonomike . Një gjimnazist ka mundësinë të marrë këtë ofertë akademike, këto tre lloj grupe kryesore të njohurive që e ndihmojnë atë të vazhdojë karrierën për master ose tregun e punës’, thotë rektori Sallaku.
” Sektori bujqësor në bujqësor duhet të përmirësohet veçanërisht kur jeni në prag të anëtarësimit në BE. Keni pa fund mundësi, ju duhet të diplomoni njerëz që të shkojnë drejt zonave rurale dhe të investojnë për bujqësi më të zhvilluar. Kjo është roli i një edukimi të suksesshëm”, thekson Hasenauer.
Pjesë e kësaj reformë është dhe zëri i studentëve, ku këta të fundit paraqesin kërkesat e tyre për universitetin që duan.
Top Channel