Skema e subvencioneve/ Fermerët e shohin pozitivisht ndryshimet për mbështetjen e blegtorisë

23/03/2025 13:33

Motivim për të vazhduar punën në një sektor me shumë vështirësi. Kështu e cilëson fermeri Sali Duzha skemën e re të subvencioneve për bujqësinë e blegtorinë për këtë vit.

Në punën e tij 20-vjecare, Duzha thotë se është përballur me kosto të lartë të bazës ushqimore, ndërsa nga ana tjetër qumështi i lopëve të fermës së tyre tregtohej  me çmim të ulët.

“Ne duhet të ecim me hapin e fqinjëve tanë sa i përket subvencioneve, jo vetëm për gjedhët, por edhe për blegtorinë e imët dhe bletarinë. Nëse shteti na mbështet edhe më shumë, ne mund të zhvillohemi më tej”, shprehet ai.

Sali Duzha zotëron rreth 400 krerë dele dhe dhi, 20 krerë lopë dhe 110 koshere bletësh dhe me përfitimin e këtyre subvencioneve synon të zgjerojë më tej aktivitetin e tij.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta