Rama inspektim në Muzeun Hebraik në Vlorë: Gur i munguar në mozaikun shqiptar! Me vendosjen e linjës direkte me Izraelin…

23/03/2025 14:15

Kryeministri Edi Rama inspektoi kantierin e Muzeut Hebraik në Vlorë.

Muzeu ngrihet mbi lagjen e dikurshme të hebrenjve.

Rama inkurajoi përshpejtimin e punimeve, teksa theksoi se ky Muze është një gur i munguar në mozaikun e Vlorës dhe në mozaikun shqiptar dhe se me vendosjen e linjës ajrore direkt me Izraelin do të kthehet në një destinacion të lakmuar turistik.

Besoj që do e bëni më shpejt se dy vjet apo jo, domethënë besoj që është ndërtim që ka kompleksitet, por nuk është i pamundur që për 8- muaj të bëhet, nga ana ndërtimore. Unë mendoj që kompania për 8-9 muaj e mbyll këtë. Është shumë e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë që ky është një gur i munguar në mozaikun e Vlorës po dhe në mozaikun shqiptar, historia e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët është një histori e jashtëzakonshme, është një trashëgimi historike, kulturore e jashtëzakonshme për të gjithë ne dhe flet jashtëzakonisht shumë për shqiptarët, qofshin myslimanë apo të krishterë dhe ndërkohë duhet pasur parasysh që me vendosjen e linjës direkte ajrore me Izraelin që fillon, kërkesa nga Izraeli për të ardhur në Shqipëri turistë, është shumë e madhe. Kanë filluar ta njohin historinë tonë lidhur me ta dhe ky është një gur themeli mbi të cilin do të ndërtojmë shumë gjëra pozitive për turizmin, për ekonominë, për teknologjinë. Kështu që besoj që Vlora është me fat dhe duhet të jetë krenare që e ka këtë histori, kështu që këtu jemi në kohën e duhur”, tha ai.

Paralelisht aty pranë po ndërtohet edhe Qendra Multifunksionale e Zhvillimit Rajonal, e cila do të kthehet në një vatër të teknologjisë dhe inovacionit me plot aktivitete sociale e kulturore për të rinj e të reja që kanë prirje digjitale.

Kryeministri Rama u rikthye sërish, pas inspektimit në muajin nëntor të vitit të kaluar, në kantierin ku po punohet intensivisht për finalizimin e këtij projekti.

Kjo ishte një kufomë në mes të sheshit. Kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Ky është si një shesh me godinë, nuk është më një tmerr. Kjo do jetë, një qendër spektakolare e teknologjisë, start-up, art, kulturë, zhvillim rajonal. Kjo është shëtitore vertikale që njerëzit mund të lëvizin lart e poshtë dhe u krijon dhe pika qëndrimi, kafe-bar. Nga çfarë kemi folur me disa të huaj, këto do vijnë do vendosen dhe të huaj, start-up të huaja këtu. Kjo godinë do ketë legjislacionin e veçantë, do ketë legjislacionin e techno-park. Kush hyn këtu brenda do ketë një status tjetër.” – u shpreh ai.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta