
Në Riad të Arabisë Saudite, u zhvillua një tjetër takim mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara me qëllim dhënien fund të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
Takimi i së dielës zgjati për rreth 5 orë, ndërsa pala ukrainase foli për diskutime produktivë dhe të fokusuar në disa pika kyçe, përfshirë energjinë.
“Ekipi ynë po punon në mënyrë shumë konstruktive. “Biseda ishte mjaft e dobishme. Puna e delegacioneve vazhdon”- tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov u shpreh se “Qëllimi i Presidentit Zelensky është të sigurojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për vendin dhe popullin tonë, dhe, si rrjedhojë, për të gjithë Evropën.
Sakaq të hënën pritet të zhvillohen siskutimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, ndërkohë që delegacioni i Moskës ka mbërritur në Riad. I dërguari i Trump, Steve Ëitkoff shprehu optimizëm se çdo marrëveshje e arritur do të hapte rrugën për një armëpushim “të plotë”.
Por Kremlini të dielën minimizoi pritjet për një zgjidhje të shpejtë, duke thënë se bisedimet sapo kishin filluar. Presidenti rus Vladimir Putin ka refuzuar një thirrje të përbashkët SHBA-Ukrainë për një pauzë të plotë dhe të menjëhershme 30-ditore, duke propozuar në vend të kësaj një ndalesë të sulmeve vetëm ndaj objekteve energjetike.
Top Channel