“Ka bërë një tram të suksesshëm në Tiranë, nuk e çoi dot deri në Durrës se e zuri gjumi”/ Nga Vlora, Rama ironizon Bashën: Shpresoj mos ta kërkoni si kryetar bashkie

23/03/2025 10:54

Nga takimi me kandidatët e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, nuk kurseu ironinë ndaj drejtuesit politik të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Bashës.

“Duhet të biem dakord për një gjë, ju bëni shumë mirë që kërkoni sa më shumë. Për tramin, do të na duhej Luli. Ai ka bërë një tram të suksesshëm në Tiranë, me shpejtësi marramendëse, e kishte planin që të çonte deri në Durrës, por meqë e zuri gjumi e la. S’e dimë sa mund të bashkëpunojmë me të, por shpresoj mos të arrihet që të çohet Vlora në këmbë që duam Lulin kryetar bashkie”, tha Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta