
Me një video nga Athina, drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama për tramin në kryeqytet.
‘Tramin nuk e deshi Rama, pasi nuk vidhte dot’, tha Basha.
“O Rame, nga Athina Rame, të pyesin ku i ke shokët, ti meresh me tramin. Po tramin se deshe ti me Rame, se nuk vidhshe dot me tramin. Ishte Franca mbrapa dhe i the presidentit Holland, nuk e kom prioritet. Se kishe prioritet inceneratorët me Lali Erin mo Rame, me vjedh sa më shumë. Ku e ke Lali Erion mo Rame? Ça ka nai të re sot nga Durrësi? E mo Ram, mo Ram, 7×7, 313 Rame”.
Trami ishte një ndër premtimet e Lulzim Bashës, gjatë kohës kur drejtonte Bashkinë e Tiranës. E majta ironizon Bashën duke e cilësuar një premtim bosh, ndërsa Basha akuzon Ramën kur thotë se ndërhyri duke bllokuar projektin.
Top Channel