Sa përqind e gjyqtarëve jetojnë me pagë? Përgjigjet Artan Hoxha: Po të shohim ku jetojnë dhe mjetet që kanë… 04/02 23:08
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Sali Berisha kanë marrë dhurata nga mbështetësit.
Kreu i qeverisë gjatë një takimi në Vlorë, mori dhuratë një buf. “Kujt s’ia gjetën vlonjatët! Faleminderit për dhuratën”, shkruan Rama në përshkrimin e fotos.
Ndërsa kryedemokrati, mori nga një biznesmen shqiptar dorezën e kampionit botëror të boksit me mbishkrimin e tij, për zgjedhjet e 11 majit. Berisha mori edhe një shampanjë me idenë që ta hapë kur të fitojë zgjedhjet parlamentare.
Kujtojmë se Berisha ndodhet në Napoli, Itali për një takim me diasporën shqiptare. Ai u prit nga kryetari i Komunës, Antonio Trombetta, Nënkryetari Pasquale Salzillo, Këshilltari Domenico Moriello.
Top Channel