
E ndërsa u përgjigjej komentuesve demokratë të rrjeteve sociale, që sipas tij ishin fyer nga retorika dhe ironitë ndaj Lulzim Bashës, kryeministri Rama kujtoi edhe një herë takimin që do të mbajë më 29 mars në Kretë, por tha se në 30 mars do të jetë sërish në Athinë.
“Nga këto diss-et e mua me Lulin na qenkan mërzit edhe ca që e shkruajnë emrin greqisht… ‘siga siga palikaria’ (avash avash trima), shihemi atje, në 29 mars në Kretë dhe në 30 mars ‘stin Athina mu’ (në Athinë time, përdor fjalë nga kënga e një prej këngëtarëve të njohur grek)”, tha Rama.
Ndërkohë më herët ai tha: Ore ç’ar bëhet kështu, më thonë këta të stafit tim që merren me rrjetet sociale, janë fyer shumë militantët e kënetës nga tikitaka ime me Lul euroatlantikun, thonë u vika turp se nuk bën udhëheqësi kështu… po kur dëgjoni bufin që merr rrugët me libër shpie për të tjerët, ju vjen ndopak turp apo hiç? Se këneta kështu e ka? Ca të tjerë shkruakan se s’pakemi program dhe përdor Lulin për të larguar vëmendjen, e thotë bufi këtë. Ne e kemi programin jo elektoral, por qeverisës, fushë për fushë, kur të vijë dita e planifikuar do ndajmë edhe me ju demokratët piketat kryesore, duroni dhe pak ditë..
“Dhe Lulin punë pune e kam unë deri në 11 maj, pastaj ka gjumin e verës ai, kështu që mos qani hallin e programit për ato 5 minuta që harxhoj unë me Lulin, por qani hallin tuaj. Ju harxhuat 8 vjet me Lulin, e mbajtët kryetar, pastaj përfunduat te bufi prapë kur iu tha që për një muaj do ju kthej në pushtet se e ka fajin Luli. Po tani Luli e ka prapë fajin? Të paktën qeshni pak për ato 5 minuta, se ngelët duke qarë nga humbja në humbje. Ndaj hidhuni këtej, siç po bëjnë shumë, braktiseni kënetën dhe bëhuni me mua”, tha Rama më tej.
Top Channel