
Nga njësia nr.8, kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish daljet virtuale të ish kundërshtarit të tij katër vite më parë, Lulzim Basha.
Teksa komunikonte me anëtarët e shtabit elektoral të PS-së, ai thotë se së fundmi e ka ngjallur Bashën, teksa nuk i kursen ironitë për të.
Kodheli: Këneta me Lulin mund të ndahen gjysëm për gjysëm në njësinë 8.
Rama: Me Lulin?
Kodheli: Po, Luli ka qenë banor këtu.
Rama: Mezi e ngjalla, por e ngjalla Lulin. Tani Luli ka potencial. Ka kandidat këtu? Ka futur njeri ky apo është vetë gjithandej?
Igli Hasani: Po, Pëllumb Seferi.
Rama: Ben Seferi është djalë i mirë. Ka pasur një rol ky atëherë ku flinin gjumë. Është i njëjti fis me Ben Seferin ky?
Anëtari i shtabit: Jo, është Sefer tjetër. Janë katër palë Seferë në Tiranë.
Rama: Po këta Seferët e Lulit të mirë janë? Nuk kanë për ta përsëritur kurrë ata, sa të jem unë këtu jo njëherë, rezultatin e 2021. Ajo ka qenë PD-ja më e organizuar në territor. S’ka qenë përpara, s’ka qenë mbrapa dhe nuk do jetë. Janë kaotikë. Me këta euroatlantikët kam frikë se…ku e ka gjet këtë emrin euroatlantik. Nejse të bëjnë ccfarë të duan.
Top Channel