
Gjatë takimeve nëpër shtabet elektorale në Tiranë, kryeministri Rama u ndal mbrëmë në njësinë 8 ku e priste Ogerta Manastirliu dhe Mimi Kodheli.
Në hyrje të shtabit ai u ndesh me katër të rinj që anëtarësoheshin për herë të parë në PS, por siç mësoi aty, ata ishin katërnjakë.
Rama: Ku je ti mo, mos je minoren?
I riu: Jo.
Rama: Sa vjeç je.
I riu: 19.
Rama: Po mire.
Manastirliu: Pyeti pak tre të tjerët sa janë.
Rama: Sa jeni ju?
Vëllezërit: 19. Jemi katërnjak.
Rama: Jooo. Keni lindur të katër përnjëherë.
Kodheli: Janë edhe talente kryetar, në balet, në art.
Rama: Ueee katërnjak.
Kodheli: Kanë edhe fatin ta marrin kartën e anëtarësisë nga ju.
Rama: Po mami me çfarë merret? Keni ndonjë vëlla, ndonjë motër tjetër?
Vëllezërit: Jo, larg qoftë.
Rama: I paskan bërë katër përnjëherë. Mami me çfarë merret.
Vëllezërit: Na rrit ne.
Rama: Atë mamin duhet ta mbani në krah or ti. Hajde ta bëjmë një foto atje te “Shqipëria 2030”. Tani gjejani diciturën kësaj fotos.
Manastirliu: Pesë gishtat.
Rama: U bënë pesë. Katërnjak edhe unë.
Top Channel