“Nuk e prisja fare”, puthja në buzë me Inën, motra e Keijsit: Nuk i bëjnë dëm askujt, janë të rinj dhe janë hormonalisht të ndezur
Duket se marrëdhënia mes Loredanës dhe Jozit ka marrë sërish një rrjedhë tjetër, me banorët që janë rikthyer së bashku.
Gjatë Prime-t, ata pranuan se e kanë falur njëri-tjetrin dhe se ka ende dashuri mes tyre.
Loredana: Nuk e kam mohuar kurrë ndjenjën time dhe nuk do vazhdoj ta mohoj. Nuk ka qenë e thjeshtë kjo periudha, por e ndjej që ia vlen. Kam akoma nevojë për pak kohë. Normal ajo që ka bërë me Olën, nuk e përtyp dot aq kollaj. Kam frikë, sepse ajo që ka bërë Jozi, unë nuk do e bëja, t’i hapja derën askujt.
Ledion Liço: A e ke falur Jozin?
Loredana: E kam falur.
Ledion Liço: Jozi, ti a e ke falur Loredanën?
Jozi: Po. Të them të drejtën ndihem mirë. Por prisja më shumë në ditëlindjen time. Të isha unë në vendin e Loredanës, i kisha lënë mënjanë të gjitha ato gjëra. Mu desh mua t’i shkoj dhe të bëja atë hapin. Kur ka dashuri, nuk ka asnjë vështirësi. Sado të mundohen të flasin gojët e liga, mendoj se është dashuria ajo që triumfon mbi çdo gjë.
Loredana: Në shumicën e rasteve, ne kemi mendime të ndryshme dhe për këtë na bëjnë me faj në shtëpi.
Top Channel