“Militantët qenkan fyer nga tikitaka ime me Lul euroatlantikun”, Rama ‘thumbime’ demokratëve: Do qani prapë me bufin e kënetës në 11 maj, ejani me mua!  

22/03/2025 10:18

Ndërsa prej ditësh vijojnë deklarata dhe ironitë ‘ping-pong’ mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në rrjetet sociale, kryeministri ka bërë një tjetër reagim këtë të shtunë.

Rama thotë se stafi i tij që merret me rrjetet sociale e ka informuar se militantët demokratë janë fyer nga kjo mënyrë komunikimi që ai ka zgjedhur të bëjë me ish-kryetrarin e PD, por kreu i PS iu drejtohet duke iu thënë se mirë është që të mos qajnë hallin e Lulzim Bashës, por “të kënetës dhe bufit” pasi i pret një tjetër humbje.

Rama u ka bërë thirrje demokratëve që të bashkohen me PS dhe të votojnë numrin 5 më 11 maj, që të “mos qajnë sërish”, pasi sipas tij, Partia Socialiste do të fitojë mandatin e katërt.

“Ore ç’ar bëhet kështu, më thonë këta të stafit tim që merren me rrjetet sociale, janë fyer shumë militantët e kënetës nga tikitaka ime me Lul euroatlantikun, thonë u vika turp se nuk bën udhëheqësi kështu… po kur dëgjoni bufin që merr rrugët me libër shpie për të tjerët, ju vjen ndopak turp apo hiç? Se këneta kështu e ka? Ca të tjerë shkruakan se s’pakemi program dhe përdor Lulin për të larguar vëmendjen, e thotë bufi këtë. Ne e kemi programin jo elektoral, por qeverisës, fushë për fushë, kur të vijë dita e planifikuar do ndajmë edhe me ju demokratët piketat kryesore, duroni dhe pak ditë”, thotë Rama.

“Dhe Lulin punë pune e kam unë deri në 11 maj, pastaj ka gjumin e verës ai, kështu që mos qani hallin e programit për ato 5 minuta që harxhoj unë me Lulin, por qani hallin tuaj. Ju harxhuat 8 vjet me Lulin, e mbajtët kryetar, pastaj përfunduat te bufi prapë kur iu tha që për një muaj do ju kthej në pushtet se e ka fajin Luli. Po tani Luli e ka prapë fajin? Të paktën qeshni pak për ato 5 minuta, se ngelët duke qarë nga humbja në humbje. Ndaj hidhuni këtej, siç po bëjnë shumë, braktiseni kënetën dhe bëhuni me mua”, vijoi Rama më tej.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta