Miley Cyrus do të përballet me një padi për të drejtat e autorit mbi këngën e saj “Flowers”, pasi një gjykatës refuzoi kërkesën e këngëtares për të hedhur poshtë çështjen.

Tempo Music Investments, që zotëron një pjesë të hitit të Bruno Mars, “When I Was Your Man”, ka akuzuar Cyrus për “kopjim të qëllimshëm” të këngës së vitit 2013.

Gjykata vendosi që kompania ka të drejtë të vazhdojë ndjekjen e çështjes ligjore, ndërsa kërkon ndalimin e shpërndarjes së këngës “Flowers” dhe dëmshpërblim financiar.

“Flowers” fitoi çmimin “Record of the Year” në Grammy, ndërsa “When I Was Your Man” u nominua në të njëjtën kategori në vitin 2014./ TAR

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta