Me makinë të vjedhur në Mbretërinë e Bashkuar tenton të futet në pikën kufitare Qafë-Morinë, ‘kapet’ mat 62-vjeçari nga Tropoja

22/03/2025 13:32

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë-Morinë, në hyrje ndaluan mjetin tip Mercedez-Benz me drejtues shtetasi D.M., 62-vjeç banues në Llugaj-Tropojë.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit ky automjet rezulton i vjedhur me 12.02.2021, në Mbretërinë e Bashkuar.

Automjeti u sekuestrua ne cilësinë e provës materiale. Drejtuesi i automjetit shtetasi D.M u procedua në gjendje të lirë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta