
Motër e vëlla kanë vjedhur artikuj të ndryshëm në një parukeri në Lezhë.
Sipas policisë ata hynë me forcë gjatës natës. Në pranga u vu 26-vjeçari, ndërsa procedohet në gjendje të lirë motra e tij 17 vjeçe. Sekuestrohen artikujt e vjedhur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimit nga një shtetase, për vjedhje në parukerinë e saj, dje, në lagjen “Besëlidhja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Salon”, si rezultat i të cilit u zbardh vjedhja dhe u identifikuan 2 autorët e dyshuar.
Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 26 vjeç, banues në Lezhë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtoren, motrën e tij 17 vjeçe”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel