
Raporti miqësor mes Jozit dhe Gertës duket se është krisur pas Prime-t të fundit, me “aleancën” e divanit të kuq që duket se është prishur.
Jozi iu drejtua Gertës se kishte frikë që t’i “pasonte topin” Aldos ose Danjës, ndërsa banorja iu kthye duke i thënë kontradiktor pas afrimit me të tij me Rozanën dhe Laertin ditët e fundit.
Jozi: Reagimi im ishte pas zgjedhjes së Gertës, pasi ajo e konsideroi veten përfaqësuesen e divanit të kuq. Ti ke frikë të pasosh topin tek unë, Danja apo Aldo dhe e pasove topin tek Loredana sepse ti nuk ke frikë nga ajo. Grupet në shtëpi i ndava unë jo ti. I ndava që tek dasma.
Loredana: E kam konsideruar Gertën si një nga banorët më të afërt. Te zinxhiri, isha e sigurt që Kelly do ia kalonte Gertës… I vetmi person që ti mund të zgjidhje ishte Aldo. Prandaj thashë Kellyn, që ai të zgjidhte ty dhe ti Aldon. Pas zgjedhjes së Gertës, gjeta një farë ftohtësie këtu brenda, sidomos nga Gerta. Pas Prime-t, Gerta u fut në sulm ndaj meje, për të kamufluar faktin që zgjedhjen që bëri, nuk është se më ka xhan, ishte vetëm për të mos zgjedhur Aldon.
Aldo: Nuk kam ndonjë problem me egon, por nga ana tjetër Gerta e ka cilësuar veten si luaneshë. Mendoj se në këto kohë ka një farë frike për të lëshuar pushtetin. Me Jozin e kam ndryshe, sepse po tregohet hipokrit. Jozi kur erdhi në shtëpi, personi i parë që përgëzoi ishte Gerta dhe pastaj i bëri një rreng. Gerta nuk ka pasur nevojë për Eglin që t’i kundërvihet Rozanës.
Jozi: Qëllimi i Gertës është që të krijojië 3-4 persona që në një rast kur të ndihet në rrezik, ata të tre të thonë emrin e Gertës.
Aldo: Jo, ky je ti.
Gerta: Je personi që ke lëpirë atë që ke pështyrë. Në lidhje me Rozanën dhe Laertin. Jozi kur erdhi në shtëpi dhe për shumë ditë me radhë sulmoi menjëherë Laertin dhe Rozanën, duke i cilësuar me epitetet më të rënda.
Top Channel