
Një studim i ri nga Universiteti i Buffalo-s dhe Universiteti Shtetëror i Ohios ka zbuluar një lidhje të fortë midis përdorimit të tepruar të mediave sociale dhe shëndetit të dobët fizik tek studentët universitarë.
Studiuesit matën nivelet e inflamacionit dhe simptomat e shëndetit të dobët tek 251 studentë dhe gjetën se ata që përdornin mediat sociale në mënyrë të tepruar kishin nivele më të larta të proteinës C-reaktive (CRP), një tregues i inflamacionit kronik në trup.
Pjesëmarrësit që përdornin mediat sociale më shumë gjithashtu raportuan më shumë simptoma somatike, si dhimbje koke, dhimbje gjoksi dhe dhimbje shpine, dhe bënë më shumë vizita tek mjekët për trajtimin e këtyre simptomave.
Ky studim sugjeron se përdorimi i tepruar i mediave sociale mund të çojë në ulje të cilësisë së gjumit dhe të shkaktojë stres të rritur, që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin fizik, duke rritur rrezikun për sëmundje të zemrës dhe hipertension.
Studiuesit shpresojnë që ky hulumtim të hapë rrugën për më shumë studime mbi lidhjen mes mediave sociale dhe shëndetit fizik, duke përfshirë ndikimin e mundshëm të këtyre platformave në sjelljet shëndetësore të përdoruesve./ TAR
Top Channel