Në muajin e shenjtë të Ramazanit/ Përfshihet nga flakët xhamia në Shupenzë të Dibrës, dëme të shumta materiale

21/03/2025 07:38

Një xhami është përfshirë nga flakët në fshatin Shupenzë.

Kjo ngjarje e rëndë për banorët e zonës, ndodhi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Fillimisht flakët janë piksur nga besimtarët në katin e dytë të xhamisë ku falen gratë dhe vajzat, sipas korrespodentit të Top Channel, Dëfrim Karaj.

Menjëherë është njoftuar zjarrfikësja e Bulqizës e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje por e ka patur të pa mundur neutralizimin  e flakëve.

Siç shihet dhe nga pamjet xhamisë i kanë mbetur vetëm muret.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar edhe policia e cila ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.

Sipas dyshimeve të para nga policia, shkak mendohet të jetë një defekt në rrjetin e instalimeve elektrike.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta