
Një 20-vjeçar, i identifikuar si Mateo Ndreu, është vënë në Shkodër, pasi tentoi të shiste një armë zjarri pa leje.
I riu lëvizte me automjet, për të shitur armën e zjarrit, duke finalizuar operacionin policor të koduar “Vendtakimi”.
“Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi M. N., 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndërhynë menjëherë për të ndaluar në lagjen “Skënderbeg”, automjetin me të cilin lëvizte shtetasi M. N.. Nga kontrollet, u gjet në çantën e këtij shtetasi, një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen”, njofton policia.
Autoritetet kanë sekuestruar armën e zjarrit pushkë me municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel