
Një aksident automobilistik i mori jetën një 51-vjeçari këtë mëngjes në Kukës, por bilanci i përplasjeve fatale në rrugë në dy ditët e fundit në të gjithë vendin flet për 7 viktima.
Viktimë e aksidentit mbeti Sadik Murtafi, i cili lëvizte me një tricikël kur u përplas nga një mjet që e drejtonte një 20-vjecar, i arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
Ndërkohë 6 viktima u regjistruan vetëm gjatë së enjtes. Katër të rinj humbën jetën mëngjesin e djeshëm në Fushë-Prezë, ndërsa një mësuese 59-vjeçare në gjimnaz u përplas për vdekje në Bulqizë.
Viktima e gjashtë ishte një i mitur katër vjeçar i cili u përplas nga një furgon që doli nga rruga në aksin Klos-Burrel.
Fëmija 4 vjeç u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe më pas u dërgua në spitalin e Traumës ku dhe ndërroi jetë disa orë më pas, mbrëmjen e së enjtes.
Top Channel