
Në një intervistë mbi shtatzëninë, partnerin dhe romancën e saj, këngëtarja e njohur e muzikës “live”, Xheisara, ka treguar në “Ftesë në 5” detaje nga jeta personale.
Ajo ka pohuar se e ka shijuar shtatzëninë në skenë dhe se deri në muajin e gjashtë ka qenë duke kënduar live.
Ndonëse deri më tani, Xheisara nuk ka treguar më shumë për partnerin, vendosi të ndajë lajmin se njohja e tyre ka qenë në rrethe të përbashkëta shoqërore dhe se asnjëherë nuk kanë dalë vetëm të dy në një “date”.
“E kam ndjerë që në fillim se do të ishte njeriu im”, u shpreh Xheisara.
Këngëtarja tregoi se vajza që po pret ka një motër, nga një marrëdhënie e mëparshme e partnerit të saj.
Ajo tha se ai i ka kërkuar që deri në moshën 40- vjeç të sjellë në jetë disa fëmijë.
Top Channel