
20/03 22:19
Ndërsa liderët e BE-së dhe Volodymyr Zelensky mbërrijnë për një samit në Bruksel, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar sërish Evropën për dështimin në mbështetjen e përpjekjeve ruse dhe amerikane për të arritur atë që ai e quajti një “zgjidhje paqësore” në Ukrainë.
“Evropa ka nisur të militarizohet dhe është shndërruar në një palë në luftë,” tha ai gjatë një konference ditore për shtyp.
“Planet për të militarizuar Evropën janë qartësisht në kundërshtim me synimet e presidentëve të Rusisë dhe SHBA-së për të kërkuar mënyra për të nisur procesin e një zgjidhjeje paqësore.”
Top Channel