
Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për shkarkimin që Erion Veliaj i bëri përfaqësueses së tij në Bashkinë e Tiranës.
Ai hamendësoi disa nga arsyet që mund të kenë sjellë këtë vendim të kryebashkiakut, e që më pas sollën edhe reagimin e Edi Ramës.
Ndër të tjera Vangjeli deklaroi se, përpara zgjedhjeve të 11 majit, Rama ndjehet më i afërt me opozitarin Lilzim Basha se me bashkëpunëtorin e tij, Erion Veliaj.
“Nuk ka arsye të shprehura qartë të rrëfejnë pse ka ndodhur një gjë të tillë. Nuk ka transparencë dhe nuk do të ketë, është e vështirë të kuptojnë për arsyet që e çuan Veliajn në këtë venim. Një hamendësim është që beson më shumë tek e dyta se tek e para, mund të ketë probleme me të parën.
Nëse kjo gjë do të ndodhte vitin e kaluar do të ishte diçka që do të mbetej brenda mureve të bashkisë, por fakti që ndodh tani përpara zgjedhjeve kam përshtypjen se kund të shihet në një këndvështrim tjetër, shfaqet edhe një i tretë. Rama më së shumti, Veliaj më pak se ai…
Sa kohë që Rama pas një trembje të parë që pasoi me arrestimin e Veliajt ndjehet më i sigurt që për sa kohë ka Berishën përballë, vlera e Veliajt në këtë mes relativizohet. Ramën në këtë vrap drejt finishit dhe miqtë e tij të hershem, Rama është një nga mjeshtrit më të aftë të politikës që mund të gjejë miqtë në radhët e armiqve. Ndjen më afër Lulzim Bashën se Erion Veliajn, qoftë komunikimi që ka me të i heq ose shton disa vota në shportë”, tha Vangjeli.
Top Channel