Pikëpyetje të tjera mbi vdekjen e Gene Hackman, klinika ku vizitoheshin pretendon se gruaja e tij i telefonoi një ditë pasi…

20/03/2025 17:35

Një klinikë private e kujdesit shëndetësor në New Mexico ka hedhur dyshime mbi gjetjet zyrtare në lidhje me kohën e vdekjes së gruas së Gene Hackman, Betsy Arakawa, duke pretenduar se ajo telefonoi më 12 shkurt klinikën, një ditë pasi policia tha se ajo vdiq.

Josiah Child, kreu i Cloudberry Health në Santa Fe, ku çifti jetonte, tha për Mail të dielën: “Zonja Hackman nuk vdiq më 11 shkurt, sepse ajo telefonoi klinikën time më 12 shkurt”

Rezultatet pas vdekjes treguan se Arakawa vdiq nga hantavirusi, një sëmundje e rrallë e frymëmarrjes e shkaktuar nga brejtësit, më 11 shkurt, një javë përpara se burri i saj besohej të kishte vdekur nga sëmundjet e zemrës. Stimuluesi i tij kardiak nuk tregoi asnjë aktivitet pas 18 shkurtit, ai gjithashtu besohet se vuante nga sëmundja e avancuar e Alzheimerit.

“Ajo më telefonoi disa javë para vdekjes së saj për të pyetur në lidhje me marrjen e një ekokardiograme për burrin e saj. Ajo nuk ishte paciente e imja, por një nga pacientët e mi i rekomandoi Cloudberry. Ajo i la një takim vetes për 12 shkurt. Ishte për diçka që nuk kishte lidhje me ndonjë gjë respiratore”, tha Child.

Child shtoi se dy ditë para takimit të saj, ajo e anuloi atë, duke thënë se Hackman nuk ishte mirë.

“Ajo më pas telefonoi përsëri në mëngjesin e 12 shkurtit dhe foli me një nga mjekët tanë, i cili i tha të vinte atë pasdite. Ne i caktuam një takim, por ajo nuk u shfaq kurrë. Ajo nuk shfaqi asnjë simptomë të shqetësimit të frymëmarrjes. Takimi nuk ishte për asgjë që lidhej me hantavirusin. Ne u përpoqëm ta telefononim disa herë pa u përgjigjur”, tha doktori i klinikës.

Child gjithashtu konfirmoi për BBC se Arakawa “përshkroi disa mbingarkesa, por nuk përmendi ndonjë shqetësim në frymëmarrje, gulçim ose dhimbje gjoksi”.

Zyra e sherifit të qarkut Santa Fe tha se ata kanë konfirmuar se Arakawa bëri telefonata të shumta në një klinikë shëndetësore më 12 shkurt. Mbetet e paqartë pse këto telefonata kanë marrë kaq shumë kohë për të dalë në dritë, pasi data e saj e mëparshme e vdekjes që ishte parashikuar, tregonte që ajo me sa duket nuk kishte komunikim me e-mail pas 11 shkurtit.

Atë ditë ajo u pa gjithashtu duke vizituar një numër dyqanesh të Santa Fe, duke përfshirë një kimist, dyqan ushqimesh për kafshë dhe supermarket.

Arakawa, 65 vjeç, u gjet në dyshemenë e banjës së shtëpisë së çiftit, me një ngrohës portativ pranë dhe pilula të shpërndara në një banak. Hackman u gjet, në një verandë pak larg. Të dy trupat shfaqën shenja mumifikimi dhe fryrje.

Një nga tre qentë e çiftit, i cili ishte në një arkë duke u rikuperuar nga operacioni, ngordhi nga uria dhe dehidratimi, ndërsa dy qentë e tjerë po endeshin nw shtëpisë.

Child hodhi dyshime të mëtejshme mbi shkakun zyrtar të vdekjes së Arakawa, duke thënë: “Unë nuk jam ekspert i hantavirusit, por shumica e pacientëve që kanë atë diagnozë vdesin në spital. Është e habitshme që zonja Hackman foli me zyrën time në telefon më 10 shkurt dhe përsëri në 12 shkurt dhe nuk shfaqi shqetësime respiratore.”

“Dështimi i frymëmarrjes nuk është i papritur, është diçka që përkeqësohet gjatë disa ditëve. Shumica e njerëzve pranohen në dhomën e urgjencës sepse kanë probleme me frymëmarrjen. Është jashtëzakonisht e rrallë që një 65-vjeçare në dukje i shëndetshëm të humbë jetën për të. Në fakt, askush nuk ka dëgjuar për një gjë të tillë”, tha një mjek në Los Anxhelos për Mail on Sunday.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta