
Reagimet e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për njëri-tjetrin, me video në rrjete sociale, është komentuar nga anlistët në “Top Story”.
Lela është shprehur se si Rama ashtu edhe Basha po ndihmojnë njëri-tjetrin, në prag të nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit.
Nga ana tjetër Shabani ka deklaruar se Lulzim Basha ka nisur aktivitetin e tij, pas mbylljes së TikTok-ut.
Alfred Lela: Basha vazhdon melodramën e 2017, leximi politik që i bëj unë është që ata të dy po ndihmojnë njëri tjetrin. Rama ndihmon veten, i shijon dhe i pëlqen, këtë lloj fushate bën. Kjo është një episod tjetër të bërit fushatë. Shmang opozitën duke reaguar me Bashën. Basha e ka të vetmen forcë për t’u futur në piacë.
Endri Shabani: Është interesante se Luli është zgjuar në ditën kur u mbyll TikTok-u, është dramë personale e tij. Problemi është që Rama në 2013 erdhi duke premtuar vende pune ujë dhe shpresë për shqiptarët. Ndërsa sot nuk premton asgjë, as nuk angazhohet të premtoje më këto mbeten.
Është një njeri në të 60 nuk ka çfarë të komunikojë me të rinjtë. Ai kërkon mandatin e katërt, kërkon ta kthejë politikën në gallatë. Ne do hyjmë në BE me apo pa Ramën, por kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në BE këta me byzylykun tek këmba apo këta që nuk janë pjesë çetës.
Top Channel