Gabimi me kosto 44 miliardë dollarë, Bithumb shpërndan 620,000 bitcoin tek klientët e saj të kriptomonedhave 07/02 19:24
Të gjithë liderët e BE-së, me një përjashtim, kanë mbështetur një deklaratë që rikonfirmon “mbështetjen e palëkundur të bllokut për integritetin territorial të Ukrainës”.
Përjashtim bën kryeministri i Hungarisë Viktor Orban.
Nuk është një lajm befasues, pasi ai është shpesh një “gjemb në krahun e BE-së” dhe nuk pajtohet me liderët e tjerë evropianë.
Orban është dashamirës ndaj presidentit rus, Vladimir Putin dhe vitin e kaluar u takua me të për të diskutuar një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë, shumë kohë përpara raundit të fundit të bisedimeve për armëpushimet e nisura nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Top Channel