E maskuar si burrë dhe me një tatuazh në formë gjarpri në krah/ Dalin pamjet e autores së atentatit ndaj biznesmenit, 39-vjeçarja dyshohet se… 04/07 10:45
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga përgatitja e ‘skenës’ ku duket se do të mbajë fjalime gjatë fushatës.
Siç duket skena është menduar si ajo e katër viteve më parë, një skenë rrethore ku pas krahëve të Ramës do të shfaqen në ekran imazhe, video, shifra apo arritjet që PS ka bërë në këtë mandat, por edhe projeksionet që do të arrihen deri 2030 nëse fitojnë zgjedhjet.
“Duke ndjekur përgatitjet për fitoren e 10-të, aty ku katër vjet më parë nisi ndeshja për fitoren e 8-të radhazi…”, shkruan Rama në diçiturën e bashkangjitur në këtë video.
Top Channel