
Të ftuarit në “Top Story” kanë debatuar për vendimin e Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra e përfaqësueses së tij në Bashkinë e Tiranës.
Analisti Arjan Curri është shprehur se lufta për të marrë nën kontroll Bashkinë e Tiranës, e cila sipas tij disponon një buxhet miliona eurosh.
Lorenc Vangjeli: Nëse firmos letrat atëherë është kështu siç thua ti.
Arjol Sulo: Ne e dimë realitetin, ka anuluar letrat. Lëri këto higjenizma. Kishe dy polici bashkiake të ndara.
Arjan Curri: Pse me letra do ta lexoni këtë situatë.
Arjol Sulo: Ka plasur shantazhe po thotë Curri.
Arjan Curri: Veliaj sipas meje e ka nisur me qëllim luftën, ai jep sinjal tek mbështetësit e tij që unë nuk kam çfarë bëj me nga burgu unë ju bëj një çarje. Unë e bëra timen më shumë se kaq s’kam çfarë të bëj. Do shikohet nga nesër nëse e kanë mbështetur të vetën. Janë 20 deputetë të rëndësishëm të PS-së në Tiranë që luftojnë për 8 apo 9 vende në listat e hapura të partisë.
Shumica prej këtyre janë deputetë të Veliajt. Veliaj çfarë u thotë të tijve, ndezi sinjalin, u thotë që bashkia dhe leket që ka bashkia, bashkia këta katër vjet ka funksionuar si makineri elektorale veçmas nga Rama. Kjo 10 nëse do të ishte do t’i rrezikonte pushtetin Ramës. Ai nuk po qeveriste më vetëm por me aleancë me Veliajn.
Ka miliona euro buxhet që i menaxhon çdo ditë. Kush do t’i marrë këto miliona t’i menaxhojë, kush do ta marrë makinerinë globale që është Bashkia e Tiranës, prandaj lufta është e madhe
Veliaj e bëri hapin e parë. Veliaj ka kërkuar mjete komunikimi me të tijët, edhe në bisedën që është përgjuar me policin që është pushuar nga puna, është ankuar tek njerëzit që ka ndihmuar. Ata pak që kanë mbetur do ta vazhdojnë luftën apo jo.
Rama nuk është ai që nuk guxon kush ti dalë kundër, mund të kemi sërish lëvizje ditëve të ardhshme. Janë shumë peshkaqenë, përveç Veliajt, që duan të hanë Ramën. Deri tani nuk kishte guxuar kush, por Veliajn e bëri i pari.
Top Channel