Bisedimet për fundin e luftës/ Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen të hënën në Arabinë Saudite

20/03/2025 14:53

Raundi tjetër i bisedimeve SHBA-Rusi pritet të mbahet më 24 mars në kryeqytetin saudit, Riad

Takimin e konfirmoi ndihmësi i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, cituar nga agjencitë shtetërore ruse të lajmeve.

Rusia thuhet se do të përfaqësohet nga senatori Grigory Karasin, i cili kryeson Komitetin e Çështjeve Ndërkombëtare të Senatit rus dhe Sergei Beseda, një këshilltar i drejtorit të shërbimit të brendshëm të sigurisë ruse FSB. Të dy do të drejtojnë një ekip ekspertësh rusë, thotë ndihmësi i Kremlinit.

Ndërkohë, sot krerët e bllokut mblidhen në Bruksel për një takim dyditor ku pritet të tregojnë se “Bashkimi Europian beson tek ideja e ‘paqes përmes forcës’, ç’ka nënkupton që Ukraina të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm dhe kapacitetet e saj ushtarake janë elementët kryesorë”. Teksti paraprak i deklaratës tregon se BE-ja “mbetet e i përkushtuar, në koordinim me partnerët dhe aleatët e linjës së njëjtë, për të ofruar mbështetjen e duhur për Ukrainën dhe njerëzit e saj, teksa ushtron të drejtën e vet për vetëmbrojtje kundër agresionit rus të Rusisë”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta