VIDEO/ “Të ngecur” në hapësirë për 9 muaj! Në vështirësi për të ecur, publikohen pamjet e mbërritjes në Tokë të dy astronautëve

19/03/2025 09:54

Të ngecur në hapësirë për 9 muaj, astronautët e NASA-s Butch Wilmore dhe Suni Williams u kthyen në Tokë të martën.

Në rrjet janë publikuar pamjet nga momenti kur dy astronautët u kthyen në tokë. Ata shihen duke pasur vështirësi për t’u ngritur në këmbë dhe për të ecur normalisht.

Gjendja e vështirë e Wilmore dhe Williams tërhoqi vëmendjen e gjithë botës.

Misioni i tyre mori një kthesë të papritur në fund të janarit, kur Presidenti Donald Trump i kërkoi themeluesit të SpaceX Elon Musk të përshpejtonte kthimin e astronautëve dhe fajësoi për vonesën administratën Biden. Kapsula krejt e re SpaceX e ekuipazhit zëvendësues nuk ishte ende gati për të fluturuar, kështu që SpaceX e zëvendësoi atë me një të përdorur, duke i nxituar gjërat për të paktën disa javë.

@msnbc

NASA astronauts Suni Williams and Butch Wilmore exit capsule on Earth after nine unexpected months in space. #astronauts #nasa

♬ original sound – MSNBC

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta