
Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin që të ndalojë dërgimin e furnizimeve ushtarake për Houthis menjëherë.
“Më është thënë se teksa Irani ka pakësuar intensitetin e tij në pajisjet ushtarake dhe mbështetjen e përgjithshme për Houthis, ata ende po dërgojnë nivele të mëdha furnizimesh. Irani duhet të ndalojë menjëherë dërgimin e këtyre furnizimeve”, shkroi ai në Truth Social.
“Lërini Houthi-t të luftojnë vetë. Sido që të jetë ata humbasin, por në këtë mënyrë ata humbasin shpejt. Dëme të jashtëzakonshme u janë shkaktuar barbarëve Houthi dhe shikoni se si do të përkeqësohet gradualisht, nuk është as një luftë e drejtë dhe nuk do të jetë kurrë. Ata do të asgjësohen plotësisht!”, përfundoi Trump.
Mesazhi i fundit i Trump vjen pasi ai nisi sulme “vendimtare” kundër rebelëve Houthi në Jemen gjatë fundjavës.
Top Channel