Telefonata me Trump ishte “një dështim”, ministri gjerman i mbrojtjes: Putini po luan…

19/03/2025 14:09

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë e artikuloi hapur mendimin për telefonatën e shumëpërfolur mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Për Boris Pistorius, ajo ishte “një dështim”. Asgjë nuk ndryshoi, u shpreh ai për programin gjerman ZDF-Morgenmagazin. “Sulmet ruse ndaj infrastrukturës ukrainase nuk u zbutën aspak pas kësaj telefonate të madhe”, shtoi Pistorius.

“Putini është duke luajtur një lojë dhe jam i sigurt se presidenti amerikan nuk do të jetë në gjendje të shohë për një kohë të gjatë pa reaguar”, ishte komenti i ministrit gjerman.

Donald Trumpi e përshkroi si “shumë të mirë dhe produktive” bisedën e tij me kreun e shtetit rus, dhe një koment nga Shtëpia e Bardhë foli për fillimin e një “armëpushimi në drejtim të energjetikës e infrastrukturës”.

E megjithatë, vetëm pak orë më vonë, forcat ruse nisën një raund të ri sulmesh ajrore në Kiev dhe rajone të tjera. Pistorius mendon se qëllimi i Putinit është të dobësojë më tej Ukrainën dhe të lejojë trupat ruse që të riarmatosen e të grumbullohen përgjatë vijave të frontit.

Boris Pistorius është një politikan kyç në Partinë Social Demokrate të Gjermanisë, dhe pritet të luajë një rol të madh në koalicionin e ardhshëm të qeverisë së udhëhequr nga konservatorët e Friedrich Merz, i cili fitoi zgjedhjet e përgjithshme në 23 shkurt.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta