
“Ta çojmë në 50 mijë numrin e vajzave në PS”, Rama në Elbasan: Më tha një zonjë ‘kur rrëzohet çuni thotë o none, jo o babe’
24/04 22:02
Kryeministri Edi Rama bën thirrje që çdo shqiptar duhet të votojë numrin 5 në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 maji.
Sipas tij kjo është rruga për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE dhe për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.
“MIRËMËNGJES dhe me numrin 5 të Partisë Socialiste në fletën e 11 majit, ku çdo shqiptar e shqiptare do të duhet ta investojë votën për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE, anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian, siguruar pashaportën europiane për vete e familjen, duke mos parë majtas e djathtas, po drejt, tek maja e Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Top Channel