Tragjedi në Itali/ U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg 04/07 17:44
Dmitry Medvedev, ish-presidenti i Rusisë, është tallur me Ukrainën pas telefonatës mes presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Medvedev, një aleat kyç i Putinit, i cili është gjithashtu nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se biseda tregoi se vetëm Moska dhe Uashingtoni janë “në dhomën e ngrënies, ndërsa Ukraina është pjata kryesore”.
“Meze të lehta – lakër brukseli, peshk dhe patate të skuqura britanike dhe gjel Parisi. Pjata kryesore është një kotëletë e stilit Kiev. Shijoni vaktin tuaj!”, shprehet ai.
Kujtojmë se Trump tha në Truth Social se biseda me Putin ishte “një bisedë shumë e mirë dhe produktive”.
Top Channel