
Në një analizë krahasimore, Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më të lartë të ligjvënësve në raport me numrin e popullsisë.
Në raport me popullsinë rezidente, zgjedhjet e 11 Majit do të prodhojnë 58 deputetë për 1 milion banorë. Ky është një raport tepër i zhbalancuar, po të marrim në konsideratë praktikën në vendet e tjera të Europës dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit tonë.
Gjermania, një superfuqi ekonomike në Evropë dhe më gjerë, ka vetëm 8.5 deputetë për 1 milion banorë, Franca po ashtu ka 8.6 deputetë për 1 milion banorë.
Italia, ku numri i lartë i deputetëve është shpesh temë diskutimi, numëron 10.5 deputetë për një milion banorë. Greqia numëron 28 deputetë për 1 milion banorë, por edhe ky numër është thuajse 2 herë më i vogël se sa parlamenti i ekzagjeruar i Shqipërisë.
Pozicioni i deputetit është mjaft i lakmuar jo vetëm për shkak të influencës, por edhe për shkak të përfitimeve të majme.
Sipas buxhetit të vitit 2025, Kuvendi ka në dispozicion një fond prej 1.9 miliardë lekësh, nga të cilat 1.2 miliardë lekë ose 120 milionë euro janë të dedikuara për veprimtarinë ligjvënëse.
Nëse këtë shumë e shpërndajmë mes 140 deputetëve, atëherë një deputet na kushton rreth 7 mijë euro çdo muaj, ku përfshihen pagat, dietat, udhëtimet dhe përfitime të tjera.
Top Channel