Inside Story / Lista e kandidatëve, nga përjashtimi i deputetëve aktivë tek “trafiku” i kandidatëve

19/03/2025 21:54

Legjislatura aktuale ka shfaqur dobësi të ndjeshme në aspektin e cilësisë së jetës parlamentare, nivelit të angazhimit, si dhe rolit kushtetues të Kuvendit.

Disa deputetë aktivë nga të dy kampet u mbetën jashtë listave. Mes tyre bie në sy edhe Lavdrim Krashi i PS, i ardhur 4 vjet më parë si prurje e diasporës.

Kreu i PS vendosi 21 gra në listë të sigurtë, ndërsa në tërësi kandidojnë 69 zonja. Mazhoranca që shkon drejt 11 Majit si parti e vetme, pa koalicion, rekrutoi 5 ish-eksponentë të opozitës. Konkretisht, Zamira Sinën nga PD, ish-numrin dy të partisë së Ilir Metës, Endrit Braimllari, ish-deputetin e PD Alban Zeneli, Nusret Avdullën që u largua nga PDIU dhe Blendi Sulaj nga Partia Republikane e Fatmir Mediut.

Por kush janë deputetët e vendosur në listë të sigurtë të Partisë Socialiste, e cila në këto zgjedhje kërkon votën e qytetarëve për mandatin e 4-të të saj? Qarku i Tiranës ka 37 deputetë në Kuvendin e ardhshëm.

I pari në listën e socialistëve është kreu i Partisë, Edi Rama, dhe menjëherë pas tij dy drejtueset politike Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali. E treta vjen në renditje ish-kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e më pas drejtuesi i diasporës, Taulant Balla. Të gjithë këta janë emra të akuzuar fort nga opozita, por dyert e SPAK-ut nuk i kanë vizituar.

“Te PS ka disa individë që tashmë janë në proces, që janë me një këmbë midis SPAK-ut dhe vendimmarrjes së Gjykatës së Krimeve të Rënda. Te PD po ashtu dhe është e habitshme që partitë tona politike 35 vjet pas ndryshimit të sistemit dhe në kushtet kur ne pretendojmë për të qenë flamuri kryesor, slogani kryesor “Shqipëria në BE”, ju ofrojmë shqiptarëve individë që kanë probleme me drejtësinë”, u shpreh Afrim Krasniqi, Dr. Instituti i Studimeve Politike.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta